Ka disa arsye të forta pse duhet të mësosh italisht.

Published by

on

koloseu

Çdo vit, gjysëm milionë studentë ndjekin kurset e gjuhës italiane jashtë Italisë, në të gjitha vendet e botës.

Po përse pikërisht italishten?

Sepse Italia dhe Shqipëria, duke qenë fqinj, janë partnerë strategjik dhe e konsiderojnë bashkëpunimin në sektorin e informacionit parësor për të ardhmen e raporteve dypalëshe.

Italishtja është një gjuhë studimi.
 Janë të shumtë studentët që çdo vit vendosin të frekuentojnë shkollat tona, universitetet tona, akademitë tona, bibliotekat tona.

Italishtja ështe një gjuhë pune.
 Menaxherë, investues, teknikë e punëtorë, marrin kontakte me botën industriale, artizanale dhe të shërbimeve italiane që kapërcen kufijtë e vendit tonë.

Duke folur italisht
 vizita e vendit tonë dhe e njerëzve të tij mikpritës e të sjellshëm shndërrohet në një kënaqësi të vërtetë, mes qyteteve të artit dhe mrekullive të natyrës.

Përse të zgjedhësh Italinë?

  • Sepse është një qytetërim mijëvjeçar i projektuar drejt së ardhmes;
  • Sepse është djepi i artit dhe i letërsisë por edhe një prej ekonomive më të përparuara të botës;
  • Sepse vetë pozicioni i saj gjeografik, në qendër të Mesdheut, e bën një urë natyrore mes kulturave;
  • Sepse mes 78 Universiteteve të saj gjenden ato më të vjetrat në botë dhe mund të vendosësh të specializohesh në arkeologji, ashtu si edhe në astrofizikë;
  • Sepse në akademitë dhe konservatorët, mund të mësosh mjeshtërinë delikate të restaurimit, të studiosh për soprano, të eksperimentosh tendencat e fundit artistike perëndimore;
  • Sepse Italia ofron mundësi kërkimi në sektorët më të rëndësishëm, nga ai bioteknologjik tek ai informatik;
  • Sepse është vendi i bukurisë, i peizazheve më të ndryshëm, manastireve mesjetarë, i Rilindjes, i muzikës, i kinemasë, i modës, etj. Made in Italy nuk është vetëm një markë origjine, është një art i krijimit, që vjen nga larg, është zgjuarsi dhe pasion, artizanat që shndërrohet në teknologji të lartë.

E për më tepër…

Sepse KINEMAJA flet italisht
La Dolce Vita, Bertolucci, Cinema Paradiso, Rossellini, Sofia Loren, Martin Scorsese.

Sepse SHKENCA & TEKNOLOGJIA flasin italisht
Galileo, Spallanzani, Volta, Marconi, Rubbia, Fermi, Levi Montalcini.

Sepse TURIZMI flet italisht
Toscana, Roma, Capri, Firenze, Venezia, Palermo, Napoli.

Sepse ARTI flet italisht
Raffaello, Monna Lisa, Michelangelo, Mosaico, Tiziano, Affresco, Botticelli.

Sepse KUZHINA flet italisht
Pizza, Spaghetti, Risotto, Polenta.

Sepse MODA flet italisht
Armani, Valentino, Biagiotti, Ferragamo, Gucci, Versace.

Sepse MUZIKA flet italisht
Pavarotti, Verdi, Vivaldi, Puccini.

Lini një koment

Website Powered by WordPress.com.